UBT News

Gazprom konfirmon se ka ndërprerë furnizimet për tregtarin holandez të gazit GasTerra

Gjiganti shtetëror rus energjetik, Gazprom ka konfirmuar se ka “ndaluar plotësisht furnizimin me gaz për GasTerra B.V. (Holandë) për shkak të mospagesës në rubla.

Kompania tha se pagesa nuk u krye në rubla për furnizimet me gaz deri në fund të ditës së hënë.

Më 30 maj, GasTerra tha se priste që furnizimet të ndërpriteshin pasi refuzoi të paguante në rubla. GasTerra po blen gaz nga burime të tjera për të mbuluar humbjen./UBTNews/

Exit mobile version