Korporata shtetërore ruse e energjisë vazhdon të dërgojë gaz në Evropë përmes Ukrainës. Gazprom njoftoi sot se do të dërgojë 42.3 milionë metra kub gaz në kontinent.
Eksportet e gjigantit të energjisë në Evropë ranë ndjeshëm pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar.
Prodhimi i tij u pengua edhe nga shpërthimet e pashpjegueshme të tubacioneve të gazit Nord Stream gjatë muajit shtator./UBTNews/