Kompania shtetërore ruse e energjisë, Gazprom i ka thënë firmës franceze të shërbimeve Engie se do të reduktojë dërgesat e gazit në Francë. Kjo vjen pas një mosmarrëveshjeje për kontratat dhe shqetësimeve për furnizimin me energji.
Vendet e Evropës janë përpjekur të zvogëlojnë varësinë e tyre nga gazi dhe nafta ruse, por dërgesat në rrjetet kombëtare mbeten ende në fuqi.
Engie njoftoi dje se është në bisedime me Algjerinë për të rritur importin e gazit nga vendi i Afrikës së Veriut./UBTNews/