Policia e Kosovës pas gjashtë muajve bëhet sërish me drejtor të përgjithshëm.
Gazmend Hoxha, i cili deri para pak orëve mbante pozitën e Drejtorit të Departamentit për Operacione, ka marrë sot besimin e kryeministrit Albin Kurti për ta drejtuar policinë për një mandat të plotë me mundësi vazhdimi.
Procesi i konkursit sipas zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra ka shkuar në rregull dhe sipas kritereve të parapara.
Ndërkaq, qeveria themeloi edhe komisionin për vlerësimin e sistemeve shtetërore të informacionit dhe komunikimit me rëndësi strategjike.