Qyteti turk, Gaziantep ka numrin më të madh të viktimave nga qytetet tjera turke deri më tani. Numri i viktimave në këtë qytet është 80.
Gaziantep ndodhet rreth 90 km nga kufiri sirian dhe njihet historikisht si Antep. Edhe disa tërmete të tjera goditën qytetin të hënën pas atij të parit me shkallë 7.8 ballë.
70 viktima janë shënuar në Kahramanmaras, qyteti me numrin e dytë më të madh të viktimave.
Nënpresidenti i Turqisë, Fuat Oktay njoftoi se 284 persona kanë vdekur dhe 2 mijë e 323 janë plagosur në dhjetë provinca deri më tani./UBTNews/