Një gazetare ruse është vrarë gjatë bombardimeve nga forcat ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Oksana Baulina ka raportuar nga Kievi dhe qyteti perëndimor i Lvivit për uebsajtin investigativ The Insider, thuhet në njoftim. Ajo vdiq derisa po xhironte dëmet që u shkaktuan nga pushtimi rus në lagjen Podil të qytetit.
Baulina ka punuar më parë për fondacionin kundër korrupsionit të figurës së opozitës ruse Alexei Navalny dhe ishte larguar nga Rusia. Vitin e kaluar fondacioni u shpall i paligjshëm dhe u cilësua si ekstremist nga autoritetet, duke detyruar shumë nga stafi i tij të iknin jashtë vendit.
Raportohet se edhe një person tjetër është vrarë dhe dy janë plagosur gjatë bombardimeve./UBTNews/