Një gjykatë në Turqi ka shpallur të pafajshëm gazetaren dhe përkthyesen Mesale Tolu nga akuza për anëtarësim në një organizatë terroriste.
Një gjykatë e Stambollit sot e shpalli të lirë gazetaren dhe përkthyesen Mesale Tolu nga përkatësia në një organizatë terroriste.
Tolu, e cila ka lindur në qytetin jugor të Gjermanisë, Ulm, dhe bashkëshorti i saj Suat Corlu ishin akuzuar gjithashtu për përhapjen e propagandës terroriste.
“Pas 4 vitesh, 8 muajsh e 20 ditësh: E liruar nga të dy akuzat!” shkroi Tolu në Twitter.
“Në një shtet nën sundimin e ligjit, një gjykim i tillë nuk do të kishte ndodhur në radhë të parë”, vazhdoi ajo. “Vendimi nuk mund të kompensojë represionin dhe kohën e kaluar në paraburgim”.
Çfarë ndodhi në këtë rast?
Në prill 2017, Tolu u arrestua nga njësitë anti-terror në Stamboll dhe kaloi më shumë se shtatë muaj pas hekurave. Në vitin 2018, ajo u lejua të largohej për në Gjermani.
Tolu u arrestua ndërsa punonte si përkthyese për një agjenci lajmesh të krahut të majtë. Ajo dhe Corlu, u akuzuan për anëtarësim në Partinë Komuniste Marksiste-Leniniste, e cila shihet si një organizatë terroriste në Turqi.
Nëse shpalleshin fajtorë, ata do të përballeshin me burgim deri në 20 vjet.
Përpara vendimit, Tolu tha për DW se dëshiron të shikojë përpara dhe të fokusohet plotësisht në punën e saj si gazetare në gazetën gjermane Schwäbische Zeitung./UBTNews/