UBT News

Gazetari rus Konstantin Eggert flet për situatën e krijuar në Ukrainë

Konstantin Eggert është gazetar, analist politik dhe konsulent komunikimi. Ai tha se Putini po e ndalon Facebook-un dhe Messenger-in në Rusi. Po tenton të bllokojë edhe rrjetet tjera sociale sepse një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve rusë janë të shokuar nga ajo që po ndodhë në Ukrainë dhe Putini nuk dëshiron që ato pamje të qytetarëve të tij të publikohen.

“Mendoj se do të ketë shumë rezistencë, jemi duke e parë një të tillë nga forcat ukrainase. Për të marrë Kievin, Putini po meret me një dyluftim i cili është mjaft i vështirë, sepse sulmi në qytete të mëdha është i vështirësuar dhe ose do e ngris zërin ose do të gjuajë me raketa. Dëshira e Putinit është të paralizojë qeverinë ukrainase dhe atëherë të marrë nën kontroll atë sepse do të jetë një shtet pa qeveri”, tha Eggert./UBTNews/

Exit mobile version