UBT News

Gazetari palestinez u vra si pasojë e sulmeve të Izraelit në Gaza

Agjencia e lajmeve e Palestinës, Wafa tha se Muhammad Abu Hasira, gazetar, u vra së bashku me 42 anëtarë të familjes, përfshirë edhe djemtë e vëllezërit e tij, pasi Izraeli ua bombardoi shtëpitë e tyre në Gaza.

Gjithashtu Wafa raportoi se edhe gazetari tjetër, Muhammad Hamouda, u plagos disa ditë më parë pranë gruas së tij, e cila humbi syrin e majtë.

Deri të hënën, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se së paku 37 gazetarë dhe punëtorë në media janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur që nga fillimi i konfliktit./UBTNews/

Exit mobile version