Në Kenia ka nisur një hetim pas vrasjes së gazetarit të njohur pakistanez, Arshad Sharif, të dielën.
Sipas një raporti fillestar, ai u qëllua për vdekje nga zyrtarët policorë ndërsa ai ishte në një automjet në lëvizje në një rast me identitet të gabuar.
Sharif ishte kritik i ushtrisë pakistaneze, si dhe një mbështetës i zëshëm i kryeministrit të rrëzuar, Imran Khan.
49-vjeçari u largua nga Pakistani në muajin maj pasi u ankua për ngacmim. Ai ka qenë më parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Dubai para se të udhëtonte për në Kenia./UBTNews/