Një gazetar 32-vjeçar nga Franca u vra teksa po raportonte nga zona e luftës në perëndim të Ukrainës.
Arman Soldin, i cili punonte për agjencinë e lajmeve AFP, vdiq të martën pasi u godit nga raketa pranë Chasiv Yarit, në perëndim të Bakhmutit.
Një ekip gazetarësh u sulmua rreth orës 16:30 (13:30 GMT), derisa ishte me një grup ushtarësh ukrainas.
Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi lartë sakrificën e Soldinit në vijën e parë të luftës.
“Ne ndajmë dhimbjen me të dashurit dhe kolegët e tij”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.
Kryetari i AFP, Fabrice Fries, tha se agjencia e lajmeve është e tronditur nga vdekja e Soldin, e cila sipas tij është një “përkujtues i tmerrshëm i rreziqeve me të cilat përballen gazetarët që çdo ditë e mbulojnë konfliktin në Ukrainë”./UBTNews/