Një gazetar britanik dhe një ekspert brazilian janë zhdukur në një rajon të largët të pyjeve tropikale të Amazonës, pak pasi kanë marrë kërcënime, thanë autoritetet dhe grupet e të drejtave të indigjenëve, duke shtuar frikën për sigurinë e tyre.
Dom Phillips u zhduk teksa po hulumtonte një libër në luginën Javari të Amazonës me ekspertin indigjen Bruno Pereira, tha gazeta The Guardian, ku Phillips ka qenë një bashkëpunëtor prej kohësh.
Dyshja kishin udhëtuar me varkë në liqenin Jaburu dhe pritej të ktheheshin në qytetin e Atalaia do Norte rreth orës 9:00 të mëngjesit të së dielës.
Burrat kishin “marrë kërcënime në terren” javën e kaluar, thanë grupet, Unioni i Organizatave Indigjene të Luginës së Javarit (UNIVAJA) dhe OPI.
Ata nuk dhanë detaje të mëtejshme, por Pereira ka marrë rregullisht kërcënime nga prerës dhe minatorë që përpiqen të pushtojnë tokën e grupeve të izoluara indigjene.
Zyra e prokurorit federal tha se kishte dërguar policinë për të hetuar dhe aktivizuar një operacion kërkimi, që do të drejtohej nga marina braziliane.
Dy kërkime fillestare nga vendasit indigjenë “me njohuri jashtëzakonisht të mira të rajonit” nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të burrave, thanë UNIVAJA dhe OPI./UBTNews/