UBT News

Gazetari britanik, Julius Strauss, së bashku disa studentë nga Transilvania organizuan një diskutim të hapur në UBT

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, qëndruan për vizitë gazetari britanik, Julius Strauss, së bashku disa studentë nga Transilvania, me të cilët u organizua një diskutim i hapur dhe konstruktiv rreth zhvillimeve të fundit në botë, përfshirjes së të rinjve në aktivitete të ndryshme, si dhe për raportimin mediatik për ngjarje të jashtëzakonshme.

Në panelin e diskutimit morën pjesë edhe Desantila Muriqi dhe Fatbardh Kabashi, Ambasadorë të Rinj Evropianë (Young European Ambassadors), si dhe Quentin Billon, CEO i Breathe in Travel, të cilët dhanë perspektivat dhe opinionet e tyre rreth aktivizmit rinor, vizionit të të rinjve të Kosovës, potencialit të tyre, si dhe rrugëtimit evropian të vendit.

Gjatë këtij diskutimi gazetari, Julius Strauss ndau përvojën e tij të raportimit nga zonat e luftës me theks të veçantë raportimi nga Kosova gjatë viteve 1998-99 dhe dallimet e raportimeve nga zona të ndryshme si Kroacia, Bosnja, Iraku, Afganistani dhe Ukraina.

Strauss e filloi karrierën e tij si gazetar britanik i shtypit, i cili kaloi shumë vite duke punuar në Bosnje, Kosovë, Afganistan, Irak dhe zona të tjera të luftës. Në vitin 2002, ai u postua në Moskë si shef i zyrës së Daily Telegraph, nga ku mbuloi Rusinë e Putinit dhe krizat e ndryshme çeçene.

Exit mobile version