Gazetari amerikan, Evan Gershkovich u shpall fajtor sot për “spiunazh” në Rusi dhe u dënua me 16 vjet burg, një akuzë e cila nuk u vërtetua kurrë nga Moska dhe u refuzua nga personi në fjalë, të afërmit e tij dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gazetari 32-vjeçar i “Wall Street Journal” dhe ish-gazetari i AFP-së do të duhet të vuajë dënimin në një koloni penale me një regjim të rëndë”, urdhëroi gjyqtari Andreï Mineyev, sipas një gazetari të AFP-së i pranishëm në seancë.
Kjo do të thotë kushte shumë të rrepta burgimi, krahasuar me regjimin normal. Gershkovich u arrestua në mars 2023. Ai u dënua për mbledhjen e informacionit mbi fabrikën e pajisjeve të mbrojtjes ”Uralvagonzavod”, në Nizhny Tagil, e cila shtrihet 130 kilometra në veri të Ekaterinburgut, për llogari të CIA-s. Ashtu si shumë gazetarë perëndimorë, Gershkovich kishte punuar dhe hulumtuar në Rusi me akreditim nga Ministria e Jashtme në Moskë.
Kremlini tha se kohët e fundit bisedime ishin duke u zhvilluar në lidhje me një shkëmbim të të burgosurve rusë të mbajtur në SHBA për lirinë e Gershkovichit. Ndalimi i shtetasve amerikanë në Rusi shpesh çon në negociata të vështira midis Moskës dhe Uashingtonit./UBTNews/