Një gjykatë ushtarake ka dënuar gazetarin amerikan Danny Fenster me 11 vjet burg, tha sot avokati i tij, përcjell UBT News.
Fenster, një 37-vjeçar nga Detroit, Michigan, ka qenë i arrestuar në Mianmar për më shumë se pesë muaj. Atij i është mohuar lirimi me kusht dhe është mbajtur në burgun Insein, në qytetin më të madh të vendit, Yangon.
Avokati i tij, Than Zaw Aung, tha se Fenster u shpall fajtor për tre akuza të ngritura kundër tij nga ushtria e Mianmarit, e cila mori kontrollin e vendit në një grusht shteti më 1 shkurt.
Këto akuza përfshijnë shkelje të vizave, shoqërim të paligjshëm me një grup të paligjshëm dhe nxitje sipas një neni të Kodit Penal të Mianmarit, i cili e bën krim publikimin ose qarkullimin e komenteve që “shkaktojnë frikë” ose përhapin “lajme të rreme”.
Fenster është një nga rreth 100 gazetarët e arrestuar që nga grusht shteti. Rreth 30 mbeten pas hekurave, transmeton UBT News.
Në fillim të kësaj jave ai u godit me dy akuza të reja penale sipas ligjeve të vendit për kryengritje dhe terrorizëm, të cilat parashikojnë një dënim maksimal me burgim të përjetshëm, sipas avokatit të tij.
Phil Robertson, zëvendës drejtor i Azisë në Human Rights Watch, tha se “Arsyetimi për këtë dënim të egër, për shkeljen e të drejtave është me të vërtetë i dyfishtë: të frikësohen të gjithë gazetarët e mbetur brenda Mianmarit duke ndëshkuar Fenster në këtë mënyrë, ndërsa në të njëjtën kohë dërgojnë një mesazh në SHBA se gjeneralët e Tatmadaw nuk e vlerësojnë goditjen ekonomike, sanksionet dhe mund të ‘kafshojë’ me diplomacinë e pengjeve”, tha Robertson.
Sipas tij, gazetari amerikan dhe të tjerët duhet të lirohen urgjentisht./UBTNews/