UBT News

Gazetari afgan: Gjendja atje është e rëndë, 60 për qind e medieve janë mbyllur dhe gazetarët e kanë lëshuar shtetin

Katër gazetarët afganë që kanë mbërritur mbrëmë në Kosovë në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”, e kanë vlerësuar si të rëndë situatën për kolegët e tyre në Afganistan.

Ahmad Shaker, gazetar nga Afganistani e përshkruajti më pak fjalë gjendjen atje. Ai tha se shumë prej kolegëve janë kërcënuar me jetë dhe se shumë prej tyre janë detyruar të ikin në shtetet tjera.

“Gjendja në Afganistan është e rëndë, mediet atje nuk janë aspak të lira dhe secila medie kontrollohet nga talibanët. Ata vërtetë e kanë krijuar një gjendje të pasigurtë sepse nuk pranojnë asnjë kritikë ndaj pushtetit. Përafërsisht 60 për qind të medieve janë mbyllur dhe gazetarët e kanë lëshuar shtetin. Një pjesë e atyre gazetarëve janë strehuar në shtetet afër Afganistanit, por që po jetojnë një jetë mjaft të varfër”, tha ai.

Mbrëmë kanë ardhur katër gazetarë nga Afganistani në Kosovë.

Exit mobile version