Më shumë se 1 mijë gazetarë të New York Times dhe të stafit tjetër u larguan nga puna për 24 orë të enjten, të frustruar për shkak të kontratave që janë zvarritur për muaj të tërë. Kjo konsiderohet si mosmarrëveshja më e madhe në historinë e gazetës në më shumë se 40 vjet.
Qindra reporterë, redaktorë, fotografë dhe punonjës të tjerë dolën jashtë zyrave të gazetës pranë Times Square në Manhattan.
Për shkak të grevës, Times po mbështetej te stafi ndërkombëtar dhe josindikal për të ofruar përmbajtje për më shumë se 9 milionë abonentët e saj në mbarë botën derisa përfundoi greva.
New York Times u përball me largime të punëtorëve vitet e fundit, por greva e fundit për shkak të së cilës u ndal botimi ishte në vitin 1978./UBTNews/