Rusia ua ka ndaluar hyrjen gazetarëve më të njohur britanikë dhe figurave të mbrojtjes, si kundërpërgjigje ndaj masave të Britanisë së Madhe ndaj figurave publike ruse.
Gazetarët e BBC-së, Clive Myrie, Orla Guerin, Nick Robinson dhe Nick Beake, të cilët kanë raportuar nga Ukraina dhe drejtori gjeneral, Tim Davie, janë në listë. BBC do të vazhdojë të raportojë drejt dhe në mënyrë të pavarur, tha një zëdhënës.
Edhe gazetarët e Sky TV, Times, Guardian, Channel 4 dhe ITV janë ndaluar. Ministria e Jashtme e Moskës tha se lista do të zgjerohet edhe më tej.
“Gazetarët britanikë të përfshirë në listë janë të përfshirë në shpërndarjen e qëllimshme të informacionit të rremë dhe të njëanshëm për Rusinë dhe ngjarjet në Ukrainë dhe Donbas”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.
“Me vlerësimet e tyre të njëanshme ata gjithashtu kontribuojnë në nxitjen e rusofobisë në shoqërinë britanike”, thuhet më tej në reagimin e Ministrisë.
Rusia ka vënë në shënjestër edhe gazetarë dhe figura të tjera që nuk i pëlqen, me etiketën “agjent i huaj”. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi të martën se ky legjislacion cenon të drejtat e personave të përfshirë./UBTNews/