UBT News

Gazetarët afganë thonë se u rrahën brutalisht nga talibanët

Gazetarët në Afganistan thonë se u rrahën nga talibanët teksa po e mbulonin protestën e së mërkurës.

Fotografitë që po qarkullojnë në rrjet shfaqin dy gazetarë nga gazeta Etilaatroz të lënduar dhe mavijosur pas arrestimit të tyre në Kabul.

Njëri nga ta, Taqi Daryabi i tha BBC-së se ai u dërgua në stacion policie ku u rrah nga talibanët. Të mërkurën edhe ekipi i BBC-së u pengua gjatë procesit të punës.

Daryabi së bashku me fotografin Nematullah Naqdi ishin duke mbuluar protestat e grave në Kabul, të mërkurën.

Nematullah Naqdi tha se talibanët u përpoqën t’ia merrnin aparatin sapo ai filloi të realizonte fotografi pas protestës.

Në fillim të kësaj jave, talibanët shpallën Qeverinë e përkohshme./UBTNews

Exit mobile version