UBT News

Gazeta e pavarur ruse pezullon botimin pas paralajmërimit të dytë

Russian investigative newspaper Novaya Gazeta's editor-in-chief Dmitry Muratov attends an interview with AFP in Moscow on March 24, 2021. (Photo by Natalia KOLESNIKOVA / AFP) (Photo by NATALIA KOLESNIKOVA/AFP via Getty Images)

Gazeta e pavarur ruse Novaya Gazeta thotë se po pezullon botimin deri në fund të luftës në Ukrainë.

Kjo vjen pasi rregullatori rus i medias Roskomnadzor lëshoi ​​një paralajmërim të dytë sot për gazetën pas intervistës së saj me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të dielën.

“Ne morëm një paralajmërim tjetër nga Roskomnadzor. Pas kësaj, ne po pezullojmë botimin e gazetës në faqen e internetit, në formë dixhitale dhe të shtypur, deri në përfundimin e ‘operacionit special në territorin e Ukrainës’”, thuhet në një deklaratë të bordit redaktues të Novaya Gazeta.

Kujtojmë se kryeredaktori i Novaya Gazeta, Dmitry Muratov, i cili fitoi Çmimin Nobel të Paqes vitin e kaluar për “përpjekjet për të mbrojtur lirinë e shprehjes”, njoftoi javën e kaluar se do të nxirrte në ankand çmimin për të mbështetur refugjatët ukrainas.

Gjashtë anëtarë të stafit në Novaya Gazeta, duke përfshirë kritiken e hapur të Vladimir Putin, Anna Politkovskaya, janë vrarë që kur Muratov bashkëthemeloi gazetën në vitin 1993./UBTNews/

Exit mobile version