Prishja në rrjetet e komunikimit në Gaza po vazhdon, me mediat palestineze në Bregun e pushtuar Perëndimor që raportojnë probleme të konsiderueshme që kanë arritur banorët e Rripit bregdetar në mëngjes.
Thirrjet nuk po kalonin dhe mesazhet nuk po dërgoheshin, thanë ata.
Ndërprerjen e lidhjeve të internetit në X konfirmoi edhe organizata NetBlocks, e cila njihet për monitorimin e bllokimeve të internetit. Shkak thuhet se është bërë mungesa e karburantit për prodhimin e energjisë elektrike të infrastrukturës së komunikimit.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha: “Organizatat humanitare dhe shërbimet e urgjencës kanë paralajmëruar se ndërprerjet e energjisë po rrezikojnë sigurinë e civilëve dhe dhënien e ndihmës për shpëtimin e jetës”./UBTNews/