Një gjykatë kryesore në Gaza është shkatërruar nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), sipas disa mediave izraelite.
Pamjet, që tregojnë shembjen e Pallatit të Drejtësisë, u publikuan më 4 dhjetor nga mediat izraelite.
Kan News i Izraelit tha se IDF shkatërroi gjykatën më 3 dhjetor dhe The Times of Israel tha se ndërtesa u rrëzua duke përdorur shpërthime të kontrolluara.
Izraeli thuhet se ka rrëzuar dhjetëra ndërtesa qeveritare të Hamasit që nga fillimi i operacioneve të tij tokësore në fund të tetorit./UBTNews/