UBT News

“Gaza është vendi më i rrezikshëm në botë për fëmijët”

Rripi i Gazës është “vendi më i rrezikshëm” në botë për të qenë fëmijë, sipas drejtoreshës ekzekutive të agjencisë së OKB-së për fëmijë, UNICEF.

“Mbi 5 mijë e 300 fëmijë palestinezë janë vrarë brenda 46 ditëve…”, deklaroi Chatherine Russell, drejtoreshë ekzekutive e UNICEF-it.

“Sipas këtyre të dhënave, fëmijët përbëjnë 40% të vdekjeve në Gaza”, shtoi ajo.

“Kjo është e paprecedentë. Me fjalë të tjera, Rripi i Gazës është vendi më i rrezikshëm në botë për të qenë fëmijë”, vazhdoi Russell.

Gjithashtu sipas saj, UNICEF-i po merr raporte se “më shumë se 1 mijë e 200 fëmijë” janë nën rrënojat e ndërtesave të bombarduara ose përndryshe janë të pagjetur./UBTNews/

Exit mobile version