Republika Demokratike e Kongos është shteti ku po raportohet rritja më e madhe e rasteve me virusin mpox. Aty u shfaq një mutacion i ri i virusit në vitin 2023, por vendet tjera po merren me shpërthimin e virusit.
Më shumë se 26 mijë e 500 raste me mpox dhe 724 vdekje janë raportuar në 15 vende afrikane që nga fillimi i këtij viti, sipas Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC), dhe mungesa e vaksinave ka penguar reagimin e shëndetit publik.
Gavi, i cili është një partneritet publik-privat për t’i mundësuar vaksinimin vendeve me të ardhura të ulëta, tha se do të paguajë për dozat përmes Fondit të tij të Përgjigjes së Parë, një fond urgjence prej 500 milionë dollarësh (468 milionë euro) i krijuar në fillim të këtij viti për të siguruar shpejt vaksinat për vendet pa programe të fuqishme vaksinash gjatë krizave shëndetësore./UBTNews/