UBT News

Gatoi 100 orë pa pushim, kuzhinierja nigeriane synon rekordin botëror

Kuzhinierja nigeriane, Hilda Effiong Bassey u bë sensacion kombëtar pasiqë ka gatuar pa pushim për 100 orë, në përpjekje për të vendosur një rekord botëror në Guinness.

E njohur në rrjetet sociale si Hilda Baci, ajo filloi gatimin të enjten e javës së kaluar dhe vazhdoi deri të hënën – duke krijuar më shumë se 55 receta dhe mbi 100 vakte të dizajnuara për të sjellë më së afërmi kuzhinën nigeriane.

Guinness ka ende kohë për të konfirmuar nëse të gjitha kriteret janë përmbushur dhe nëse Bassey do të hyjë në Guinness.

Rekordi për t’u mposhtur – 87 orë e 45 minuta – u vendos në vitin 2019 nga kuzhinierja indiane, Lata Tondon, e cila postoi një mesazh mbështetjeje për Basseyn gjatë përpjekjes së saj.

Bassey i tha CNN se ishte e motivuar të provonte këtë sfidë sepse dëshironte që të vendosë ushqimin nigerian në hartë./UBTNews/

Exit mobile version