Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka hapur javën e aktiviteteve, ku janë ekspozuar pajisjet e zjarrfikësve, ekipit të barrierave dhe ekipit për shuarjen e zjarreve malore nga toka.
Drejtori i AME-së, Genc Metaj tha se misioni i tyre është udhëheqja dhe koordinimi i përpjekjeve shtetërore në parandalim, gatishmëri, reagim dhe rimëkëmbje në rastet e emergjencave.
“Qëllimi ynë është që të ndikojmë në vetëdijesim dhe ndërgjegjësim, që të jemi afër qytetarëve, të promovojmë rolin dhe rëndësinë e agjencisë, të njësive profesioanle të zjarrfikjes dhe shpëtimit, strukturave të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, si dhe masat që duhet të ndërmerren në rast të fatkeqësive, e veçanërisht të fokusohemi në parandalimin e tyre”, deklaroi ai.