Transmetuesi austriak ORF ka njoftuar se shitja e biletave për Eurovision 2026 do të nisë më 13 janar, vetëm një ditë pas shortit që do të përcaktojë renditjen e vendeve në gjysmëfinale.
Ngjarja do të zhvillohet në Stadthalle të Vjenës, ku do të jenë në dispozicion rreth 90,000 bileta.
Fansat do të mund të rezervojnë vende për gjysmëfinalet e datave 12 dhe 14 maj, si dhe për finalen e madhe që do të mbahet më 16 maj.
Kushdo që regjistrohet online deri më 18 dhjetor do të ketë të drejtën të aplikojë për blerjen e biletave.
Çmimet variojnë nga 15 deri në 360 euro, ku biletat më të shtrenjta ofrojnë qasje në zonën pranë skenës gjatë natës së finales.
Austria siguroi të drejtën për të organizuar Eurovision 2026 pasi JJ fitoi edicionin e këtij viti, i cili u mbajt në Bazel të Zvicrës.
Konkursi i Këngës në Eurovision ka ndryshuar disa prej rregullave të votimit dhe promovimit pas polemikave që u shfaqën rreth rezultateve të Izraelit këtë vit.
Ata do të mund të hedhin deri 10 vota, në vend të 20, votat e jurisë do të rikthehen në llogaritje edhe në gjysmëfinale. /A.Z/UBT News/
