UBT News

Gati gjysmë milioni të prekur nga përmbytjet në verilindje të Indisë

Gati gjysmë milioni njerëz në Indinë verilindore janë prekur nga përmbytjet e mëdha pasi shirat e dendur goditën rajonin, duke i kthyer rrugët në lumenj dhe duke zhytur fshatra të tëra.

Më shumë se 495 mijë njerëz të shpërndarë në 22 rrethe në shtetin e Assam janë prekur nga përmbytjet, njoftoi autoriteti për menaxhimin e fatkeqësive në një deklaratë të enjten.

Rreth 14 mijë njerëz u evakuuan në kampet e ndihmës pasi reshjet e rrëmbyeshme përfshiu rajonin, duke rezultuar në vërshimin e lumit Beki, i cili rrjedh nëpër Assam. Të paktën një person ka vdekur, sipas autoriteteve shtetërore./UBTNews/

Exit mobile version