UBT News

Gati dy të tretat e objekteve shëndetësore të Gazës nuk po funksionojnë

Gati dy të tretat e objekteve shëndetësore të Gazës kanë pushuar së funksionuari pas një rritjeje masive dhe vdekjeprurëse të sulmeve ajrore izraelite në territor, njoftoi të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Gjithsej 46 nga 72 objekte të kujdesit shëndetësor – përfshirë 12 nga 35 spitale – kanë pushuar së funksionuari në të gjithë Gazën. Zyrtarët palestinezë shëndetësorë thonë se mungesa e energjisë elektrike dhe karburantit për gjeneratorët e energjisë si pasojë e bllokade izraelite, si dhe dëmet nga sulmet ajrore, kanë detyruar shumë prej objekteve të mbyllen.

Zyrtarët shëndetësorë të Gazës thonë se mbi 700 njerëz kanë vdekur si pasojë e sulmeve ajrore izraelite gjatë ditës së djeshme./UBTNews/

Exit mobile version