6 mijë e 783 fëmijë nga Ukraina janë regjistruar në shkollat franceze qysh prej fillimit të pushtimit rus më 24 shkurt, sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit të Francës.
Sipas të dhënave të ministrisë, fëmijët po ndjekin mësimet në shkollat e rajonit të Francës kontinentale dhe Korsikës. Rreth 61% e fëmijëve janë të moshës 11-vjeçare dhe më poshtë.
Lajmi vjen një ditë pasi UNICEF tha se dy milionë fëmijë janë detyruar të largohen nga Ukraina. UNICEF paralajmëroi për një rrezik të shtuar të shfrytëzimit dhe trafikimit të fëmijëve që ikin nga dhuna.
Mbi 100 fëmijë janë vrarë në konflikt dhe mbi 130 janë lënduar. Mbi 2.5 milionë fëmijë janë zhvendosur brenda Ukrainës, sipas UNICEF./UBTNews/