UBT News

Gati 18 hektarë pyje e livadhe janë përfshirë nga zjarri për 24 orë në Kosovë

Kosova këto ditë po përballet me një valë të të nxehtit, e cila po bën që në shumë qytete të raportohet për zjarre.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar gati 18 hektarë pyje e livadhe të përfshira nga zjarret, njofton Klankosova.tv

Sipas raportit 24 orësh të policisë, zjarre janë raportuar në qytete të ndryshme të Kosovës, si: Gjakovë, Prizren, Gjilan, Kamenicë, Viti e Zveçan.

Zjarri më i madh, gjatë këtyre 24 orëve, është raportuar në Has të Prizrenit ku pesë hektarë pyje pronë private e shtetërore janë përfshirë nga zjarri.

Exit mobile version