Shoqata e Gastronomëve të Kosovës do të pranojë çdo vendim që do të marrin institucionet sa i përket masave të reja për parandalimin e pandemisë.
Veton Zuka, nga shoqatë në një prononcim për Ekonomia Online edhe pse thotë se paralajmërimi për shkurtim të orarit të punës do të shkaktojë humbje për këtë sektor do të respektojnë vendimet e marra.
Por Zuka thotë se nuk do të pranojnë hyrjen në fuqi të tyre pa u takuar dhe marrë vesh me ministrin e Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati për të cilin kanë një varg kërkesash.
Sipas raportimeve këto pritet që të jenë masat e reja:
“Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30; Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës; Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare; Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura; Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona dhe Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit”.
Qeveria e Kosovës më 12 gushte ka miratuar vendimin për masat e reja kufizuese kundër COVID-19, të cilat kanë hyrë në fuqi më 20 gusht.