UBT News

Gastronomët dhe hotelierët nesër protestojnë para Qeverisë së Kosovës

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ka paralajmëruar protestë për ditën e nesërme si pasojë e pakënaqësive për sektorët e hotelierisë dhe gastronomisë.

Hysen Sogojeva, kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës ka konfirmuar se protesta do të mbahet nesër në ora 13:00 në sheshin “Skënderbeu”, para Qeverisë së Kosovës.

“Pasi që pas shumë përpjekjeve që me dialog e me takime të gjejmë zgjedhje të pranueshme (gjë që nuk është arritur), zëri i antarësisë sonë na obligon që të bëjmë aktivitete duke shprehur pakënaqësinë tonë për situatën e krijuar”, thuhet në njoftimin e OHT-së.

Exit mobile version