Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka folur për marrëveshjet ndërkombëtare. Ai është shprehur se LDK-ja e konfirmon se qëndron pranë vendimit të saj që marrëveshjet ndërkombëtare i përkrahë.
“Në mbledhjen e radhës së Kryesisë u diskutua që të kemi dy seanca plenare, por mbetet të shihet Lëvizja Vetëvendosje a i ka votat e nevojshme. Sa i përket situatës në vend përgjegjësia mbetet mbi kryeministrin e Kosovës. Ka katër seanca të jashtëzakonshme që VV-ja nuk ka marrë pjesë, mbetet të shihet të mërkurën dhe të enjten a mund të gjejnë Lëvizja Vetëvendosje ndonjë deputet për të miratuar ligjin”, ka thënë Gashi.
Ndryshe, këtë javë pritet të mbahen dy seanca parlamentare.