Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi vlerëson se kryesuesja e seancës së Kuvendit, Saranda Bogujevci ka ushtruar dhunë verbale në seancën e sotme të Kuvendit, duke mos ua dhënë fjalën deputetëve.
“Sot ne pamë veprime të dhunshme në Kuvend dhe dhunë nga ulësja e kryetarit të parlamentit, dhunë verbale dhe dhunë në kuptimin e pamundësisë së marrjes së fjalës në Kuvend. Kam pritur më shumë se një orë për ta marrë fjalën. Nuk e di a është e qëllimshme, por dyshimet shkojnë drejt asaj se foltorja e seancës po përdoret nga VV-ja. Kjo është e papranueshme”, deklaroi ai.
Pasi Bogujevci ia ndali fjalën deputetit Gashi, Lidhja Demokratike e Kosovës e revoltuar u largua nga seanca e Kuvendit./UBTNews