Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka komentuar takimin e djeshëm në Bruksel të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, duke thënë se u bë e qartë që gjatë takimit Serbia ka kërkuar ndryshimin e kufijve të Mitrovicës.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se e një gjë e tillë është e papranueshme.
“Nga takimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me përfaqësuesin e Serbisë në Bruksel, u kuptua se Serbia, ndër të tjera, po kërkon ndryshimin e kufijve të Mitrovicës Veriore. Kjo kërkesë është e papranueshme, pasi kufijtë e komunave janë tashmë të vendosur dhe ndryshimi i tyre paraqet rrezik për sigurinë dhe stabilitetin”, ka shkruar Gashi.
Tutje, deputeti ka thënë se çdo ndryshim i kufijve komunal, do të shkelte propozimin gjithëpërfshirës të Pakos së Ahtisaarit.