Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka folur rreth bisedave telefonike të fundit të publikuara të shefes së LVV, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Millan Radojqiç.
Gashi u shpreh se këto biseda telefonike mes dy palëve janë të befasishme për të.
“Jam çudit nuk e kam pritë atë lloj komunikimi, afërsie. Mimoza është viktimë e Vetëvendosjes, atë lloj komunikimi, negocimi, Mimoza nuk e bën pa u marrë vesh me kryeministrin sepse janë punë që ai duhet me e dhënë izën për me u bë”, tha ai.
Tutje Arben Gashi shtoi se komunikimi me terroristin Radojçiq përderisa është në listë të zezë është vepër penale.