UBT News

Gashi: Parandaluam depërtimin e zjarrit në Fakultetin e Mjekësisë

Dy lokale afariste brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë kapluar nga zjarri mëngjesin e së premtes. Përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar, derisa zjarrfikësit që kanë intervenuar kanë parandaluar përhapjen e tij në Fakultetin e Mjekësisë, i cili është prapa lokaleve të djegura.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikëseve në Prishtinë, Mal Gashi, tha se zjarri ka qenë i përmasave të mëdha.

“Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha se siç po shihet nuk është vetëm një lokal por janë dy lokale apo më shumë. Po ashtu materiali i ndërtimit të këtyre lokaleve është aq i dobët dhe pa asnjë kriter që zjarri ka mundësi të përhapjes me shpejtësi marramendëse të lartë. Me rëndësi tjetër ka qenë se kur kanë intervenuar zjarrfikësit nuk e kanë lënë me depërtu zjarrin në objektin e fakultetit i cili është i ri dhe shumë me vlerë. Pak është kap një pjesë e objektit por aty është ndal dhe nuk është lënë me u zgjeruar”, tha ai.

Mirëpo shtoi se me të marrë informacionin në orën 07:15 kanë dal në teren dhe e kanë lokalizuar zjarrin dhe shuar atë.

“Në orën 07:15 minuta në mëngjes është dhënë informata se është duke djegur një lokal. Kur kanë ardhur ekipet këtu, fati që ka qenë mëngjes dhe komunikacioni s’ka qenë shumë i dendur kanë arritur shumë shpejtë. Në mënyrë shumë profesionale kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit, në radhë të parë në izolimin që mos me lënë mu shpërnda në objekte të tjera dhe tashmë po shihet se është në fund. Për të lënduar nuk kemi informata që dikush është lënduar”, theksoi Mala.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës duke bërë të ditur se kanë ndërmarrë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që e karakterizojnë ngjarjen.

Exit mobile version