Shefi i grupit të deputetëve të LDK, Arben Gashi ka mohuar kategorikisht se ka sharë e ofenduar deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe këshilltarin e Glauk Konjufcës.
Gashi u akuzua nga kryeparlamentari Konjufca dhe deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, për sharje e ofendime rreth kompensimit të shpenzimeve të derivateve për deputetë.
“Mbledhja dështoi se kryetari i kuvendit ka bërë shkelje. Shefi i kabinetit ka thënë të pavërteta. Pra ne si deputet jemi përgjegjës por nuk mundet që përfaqësuesi të shtrembëroj fakte. Unë kam pasur distancë dhe nuk është e vërtetë. Qe 4 mandate nuk marr shpenzime. Shefi i kabinetit nuk do të duhej të ishte në mbledhje të kryesisë”, tha Gashi.
Ai tha se 10 vite sa është deputet nuk ka marrë asnjë kompensim për këtë çështje.