UBT News

Gashi: Kurti po i arreston shokët e deridjeshëm me urdhër të Xhelal ministrit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar për arrestimet e zyrtarëve të PSD-së në aksionin e sotëm.

Gashi ka shkruar se Albin Kurti po i arreston shokët e deridjeshëm për medimet e tyre politike.

“Keq shume keq! Shoket e deridjeshem te Albinit arrestohen ne kete forme me urdher te Xhelal ministrit. Arrestohen per mendimet dhe aksionet e tyre politike”, ka shkruar Gashi.

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar sot një aksion tek objekti i ish-Rilindjes.

Në këtë aksion në mënyrë të dhunshme janë arrestuar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, anëtarët, Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi dhe Nol Nushi.

Deri tek arrestimi i zyrtarëve të PSD-së, erdhi pasi ata shkruajtën “zhvatës”, në makinat zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

Exit mobile version