UBT News

Gashi: Dëshmitarë të rinj po paraqiten në zyrën time lidhur me rastin e Astrit Deharit

Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se janë paraqitur dëshmitarë të rinj në rastin e Astrit Deharit. Gashi në një konferencë me prindërit e Astrit Deharit deklaroi se së fundi në zyrën e tij është lajmëruar edhe një avokat, i cili në ditën kritike ishte në qendrën e paraburgimit në Prizren.

“Persona të caktuar janë duke u lajmëruar në zyrën time për të dhënë informata shtesë lidhur me atë që ata dijnë me rastin e vrasjes së Astrit Deharit. Së fundi është lajmëruar edhe një avokat i cili në ditën kritike ka qenë në qendrën e paraburgimit në Prizren derisa ka deklaruar se ka qenë shumë i frikësuar pasi ka parë gjëra të pazakonshme. Pastaj kemi edhe një person tjetër i cili duket të ketë njohuri të jashtëzakonshme lidhur me vrasjen e Astritit, pastaj edhe familjarët e Makollit. Tani mbetet të apelojmë te të gjithë ata që kanë njohuri lidhur me vrasjen e Astrit Deharit të lajmërohen. Nuk është as njerëzore as normale që pas katër viteve, dhe apeloj që sidomos ata që kanë qenë në qendrën e paraburgimit në Prizren në periudhën kohore për sa është mbajtur Astrit Dehari të na njoftojnë për ato çfarë dine”, ka thënë ai./UBTNews

Exit mobile version