UBT News

Garat sportive karakterizojnë Akademinë Ndërkombëtare Verore të Shkencave të Sportit

Akademia Ndërkombëtare Verore e Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes në kuadër të “Global UBT Fest 2022” ka zhvilluar disa aktivitete të ndryshme, në të cilat përmes diskutimeve e ligjëratave tematike, kanë marrë pjesë shumë ekspertë dhe profesionistë të fushës së sportit.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve janë realizuar gara sportive: në Futsall, Volejboll dhe Pingpong, me qëllim për të nxitur aktivitetin fizik, dhe në të njëjtën kohë për të tejkaluar barrierat hierarkike në mes studentëve dhe mësimdhënësve në aktivitete jashtë kurrikulare.

Ndër të tjera, janë organizuar edhe ligjërata tematike dhe diskutime rreth temave të ndryshme që kanë të bëjnë me sportin, me profesor dhe ekspertë të kësaj fushe, si: Paolo Parisi, Antonio Tessitore, Harald Tschan, Mauro Mandarino, Alan Clarc, Abedin Bahtiri, Masar Gjaka, Milaim Berisha, Artan Kryeziu dhe Agron Thaqi.

Profesorët dhe ekspertët e fushës së sportit diskutuan me studentë dhe pjesëmarrës të tjerë rreth sportit dhe teknologjisë, se si po e ndryshon teknologjia stervitjen sportive, rreth teknologjisë në vlerësimin e performancës, aplikimin e teknologjisë në sportin e futbollit, si dhe rreth teknologjive të reja dhe përdorimin e tyre në futboll.

Tema të ndryshme u trajtuan edhe për historinë e testimit të performancës së sportistëve në Kosovë, testimin dhe monitorimin e performancës në futboll, zëvendësimin e metodave klasike me metoda moderne të testimit, për aplikimin e disa testeve motorike te basketbollistët, si dhe për rëndësinë e testimit të performancës sportive.

Exit mobile version