Gap njoftoi se do të largojë nga puna 1 mijë e 800 punëtorë, meqë kompania po përpiqet të ulë kostot.
Pushimet do të ndikojnë te punëtorët e korporatës. Deri në muajin janar, Gap kishte diku rreth 95 mijë punonjës globalisht, dhe 9% nga ta ishin staf korporativ.
Gap (GPS), i cili ka nën pronësi edhe Old Navy, Banana Republic dhe Athleta, njoftoi se shkurtimet do të rezultojnë në rreth 300 milionë dollarë kursime vjetore për kompaninë.
Ky është raundi i dytë i pushimeve nga puna të kompanisë gjatë muajve të fundit. Në muajin shtator, Gap shkurtoi afërsisht 500 vende pune në korporatë./UBTNews/