Kreu i aleancës opozitare të Unitetit Kombëtar, Benny Gantz thotë se “megjithë retorikën provokuese dhe të papërgjegjshme nga disa, Izraeli është i përkushtuar për të ruajtur këtë status historik dhe nuk ka ndërmend ta ndryshojë atë”.
“Liria e adhurimit do të garantohet gjithmonë në vendin e shenjtë”, shkroi ai në një postim në X.
Gantz tha se ai pret pak nga kryeministri Netanyahu.
“Por ka parti përgjegjëse në qeveri dhe koalicione që pritet të bëjnë diçka”, theksoi ai, duke shtuar: “Dënimet dhe fjalët e bukura nuk do të mjaftojnë këtu dhe historia do t’ju gjykojë se jeni pjesë e kësaj përpjekjeje të rrezikshme”.
Ben-Gvir tha se hebrenjtë mund të falen në xhaminë Al-Aksa dhe ai do të ndërtojë një sinagogë në të./UBTNews/