UBT News

Gana vendi i parë në botë që aprovoi vaksinën e Oksfordit kundër malaries

Gana është bërë vendi i parë në botë që miratoi një vaksinë të re kundër malaries nga Universiteti i Oksfordit, dhe fëmijët nën moshën trivjeçare janë radhë për t’u vaksinuar. Megjithatë ende nuk dihet se kur do të fillojë vaksinimi kundër malaries.

Sëmundja që shkaktohet nga mushkonjat vret mbi 600 mijë njerëz çdo vit, shumica prej tyre në Afrikë. Shkencëtarët prej vitesh u përpoqën të zhvillojnë vaksina kundër kësaj sëmundje.

Vaksinat e fëmijërisë në Afrikë zakonisht paguhen nga organizata ndërkombëtare si Gavi dhe UNICEF pasi ato janë mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila ende po vlerëson sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës.

Kjo është e parë që një vaksinë e tillë po aprovohet fillimisht në një vend afrikan para vendeve të pasura./UBTNews/

Exit mobile version