Organi rregullator mjekësor i Indisë, Organizata Qendrore e Kontrollit të Standardeve të Barnave (CDSCO), njoftoi se ka nisur një hetim ndaj Maiden Pharmaceuticals, prodhuesi i katër shurupeve për kollën dhe ftohjen, për të cilat Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) javën e kaluar tha se mund të ketë shkaktuar vdekjen e dhjetëra fëmijëve në Gambia.
Tre fëmijë të tjerë të shtruar në spital pasi konsumuan shurupin e dyshimtë gjatë fundjavës së kaluar, që shkaktoi dëmtimin akut të veshkave. Autoritetet e Gambisë thonë se 81 fëmijë të tjerë janë ende në spital.
“Unë nuk mendoj se një gjë e tillë duhet të ndodhë në Gambia”, tha për DW Alasan Kamaso, i cili humbi djalin e tij dyvjeçar, Musa.
Rregullatorët e barnave nga CDSCO dhe qeveria e shtetit Haryana të Indisë po ekzaminojnë mostrat që iu dërguan autoriteteve.
Ndërsa hetimet filluan në Indi, shumë gambianë u mblodhën në një shesh në SereKunda, jashtë kryeqytetit Banjul, gjatë fundjavës së kaluar për të mbajtur zi për vdekjen e fëmijëve dhe për t’u lutur për ata që janë ende në gjendje kritike./UBTNews/