Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ritheksoi angazhimin e qeverisë së tij për të çmontuar Hamasin si një autoritet qeverisës dhe ushtarak në kuadrin e çdo marrëveshjeje për të mbyllur luftën në Gaza.
Gjatë telefonatës së tij me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, Gallant “diskutoi edhe për çështjen e identifikimit dhe të mundësimit të shfaqjes së një alternativë lokale qeverisëse” ndaj grupit militant islamik, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes të hënën./UBTNews/