UBT News

Galaxy Buds 2 janë kufjet wireless me koston më të ulët të Samsung

Përveç dy smartfonëve me ekrane me palosje dhe një çifti orësh inteligjente, Samsung prezantoi në evenimentin Unpacked një palë kufje wireless.

Galaxy Buds 2 kushtojnë 149.99 dollarë dhe do të zëvendësojnë Galaxy Buds Plus. Porositë fillojnë nga dita e sotme ndërsa shitjet më 27 Gusht.

Kufjet janë të disponueshme në katër ngjyra: gri e mbyllët, bardhë, lejla dhe jeshile. Kanë një dizajn të ngjashëm me modelin e shtrenjtë Galaxy Buds Pro por janë më të vogla.

Madje Samsung pretendon se janë kufjet më të vogla wireless që ka prodhuar ndonjëherë. Buds 2 dallojnë nga Buds Plus falë përfshirjes së anulimit të zhurmave.

Jetëgjatësia e baterisë së Buds 2 shkon deri në 5 orë dëgjim pa ndërprerje me anulimin e zhurmave të aktivizuar ndërsa deri në 20 orë nëse mbani kutinë e tyre me vete.

Nëse fikni anulimin e zhurmave, jetëgjatësia është 7.5 orë dhe 29 orë respektivisht, ende shumë larg Galaxy Buds Plus me 11 orë jetëgjatësi baterie.

Certifikimi IPX2 nuk bën shumë për mbrojtjen e kufjeve dhe nuk duhen testuar shumë në ujë. Galaxy Buds 2 tashmë janë kufjet më të lira të Samsung duke qëndruar nën koston e Galaxy Buds Live prej 169.99 dollarë dhe Galaxy Buds Plus prej 199.99 dollarë. /PCWorld Albanian

Exit mobile version