UBT News

Gabriel Attal bëhet kryeministri më i ri në historinë moderne të Francës

Gabriel Attal është emëruar kryeministri i ardhshëm i Francës, pasi Emmanuel Macron synon të ringjallë presidencën e tij me një qeveri të re.

Në moshën 34-vjeçare, ai është kryeministri më i ri në historinë moderne franceze, duke kaluar edhe socialistin Laurent Fabius, i cili ishte 37 vjeç kur u emërua nga François Mitterrand në vitin 1984, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Attal zëvendëson Élisabeth Borne, e cila dha dorëheqjen pas 20 muajsh në detyrë.

Gabriel Attal, i cili aktualisht është ministër i Arsimit, do të ketë detyrën të udhëheqë qeverinë franceze në zgjedhjet e rëndësishme të Parlamentit Evropian në qershor.

Exit mobile version