Një ish-kryeministër finlandez ka thënë se Vladimir Putin bëri një “gabim kolosal strategjik” duke e shtyrë Finlandën të anëtarësohej në NATO.
Alexander Stubb tha për Sky News se vendi i tij “absolutisht” nuk do të ishte bërë anëtar i aleancës nëse Rusia nuk do të pushtonte Ukrainën.
Ai hodhi poshtë kërcënimet e Rusisë për të forcuar praninë e saj ushtarake në kufirin finlandez si “retorikë të butë”.
“Unë nuk mendoj se ata kanë kapacitetin material apo ushtarak për të forcuar kaq shumë në kufi”, tha ai.
Finlanda nuk ishte e shqetësuar për një pushtim rus në territorin e saj, tha ai, sepse ajo ka 900,000 rezervistë, 280,000 prej të cilëve mund të mobilizohen në kohë lufte.
I pyetur nëse anëtarësimi në NATO do të antagonizojë Rusinë, ai tha: “E vetmja gjë që Putin e kupton është fuqia – e kam takuar disa herë.
Është në prerogativën dhe të drejtën e çdo shteti-komb sovran, individual, të pavarur të zgjedhë se cilit klub i përket”.
Stubb tha se ishte “i bindur” se Suedia fqinje do të bëhet anëtare e NATO-s deri në verë, pavarësisht pengesave të shkaktuara nga kundërshtimi turk./UBTNews/